Kejda Çera
Pedagoge
Prof. Kejda Çera u diplomua në vitin 2014 në degën Gjuhë, Letërsi dhe Qytetërim Hispanik në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, Universiteti i Tiranës, me rezultate të shkëlqyera, duke u renditur në listën e studentëve ekselentë.
Në vitin 2014, ka mbrojtur provimin DELE, nivel superior, që njihet në të gjitha vendet ku flitet spanjisht.
Në vitin 2015, kreu Masterin e Shkencave në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare.
Në vitin 2018, ka realizuar një trajnim pune në Ministrinë e Punëve të Jashtme, duke asistuar në Drejtorinë e Organizatave Ndërkombëtare me veprimtarinë e saj, si: buletinet ditore, arkivat, dosja e ministrit, delegimet e dokumentacioneve në organizatat specifike, etj.