Bedrana Skënduli
Pedagoge
Prof. Bedrana Skënduli është diplomuar si mësuese e gjuhës angleze për Arsimin e Mesëm në Universitetin e Tiranës, Fakuteti i Guhëve të Huaja. Pasioni për mësimdhënien bëri që të nis profesionin si mësuese shumë herët.
Gjashtëmbëdhjetë vite të karrierës si mësuese ia ka kushtuar nxënësve në disa shkolla 9- vjeçare dhe të mesme të qytetit të Fierit.
Ndër këto gjashtëmbëdhjetë vite të mësimdhënies, në katër prej tyre ka patur privilegjin të jetë drejtore e një shkolle 9- vjeçare, përveç kësaj detyre gjithashtu ka mbajtur edhe postin si drejtore e ZVAP- së Fier.
Aktualisht vazhdon karrierën e mësuesisë në Tiranë, në shkollën shtetërore “Kus” dhe në Qendrën e Gjuhëve të Huaja ” Cervantes “, në të cilën ka bashkëpunuar për të sjellë metodën inovatore të gjuhës angleze EFS. Motoja e saj është:
” A teacher’s work goes on forever.”